SHBA-ja nis fazën e fundit të testimit të vaksinës kundër koronavirusit

SHBA-ja nis fazën e fundit të testimit të vaksinës kundër koronavirusit

Studimi më i madh botëror i vaksinës kundër COVID-19 ka nisur të hënën, më 30 mijë vullnetarë të planifikuar, që do të ndihmojnë në testimin e krijuar nga qeveria amerikane, një nga disa kandidatët që është në fazën e fundit në garën globale për vaksinë.

Vaksina quhet mRNA-1273 dhe përmban një pjesë të vogël të kodit gjenetik nga koronavirusi. Ajo nuk do të shkaktojë sëmundje, por pritet ta stërvisë sistemin imunitar që ta identifikojë dhe luftojë infektimin me koronavirus. Kompania paralajmëroi se do të duhen disa muaj kohë për të parë nëse vaksina funksionon.

Vaksina e Moderna-s nuk është e para që hyn në fazën e tretë, që është faza e fundit përpara se të mund të paraqitet pranë një autoriteti rregullator për vlerësim dhe miratim të mundshëm. Faza e tretë e vaksinës që ka realizuar Universiteti i Oksfordit është dhe ajo në zhvillim e sipër. Në të gjithë botën janë mbi 120 vaksina kundër koronavirusit që ndodhen në faza të ndryshme të zhvillimit./Motilokal.com