Alergjia nga Dielli - Këshilla që duhet t’i dini për të parandaluar

Alergjia nga Dielli - Këshilla që duhet t’i dini për të parandaluar

Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë më shumë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.

Alergjia nga dielli është një reaksion i sistemit imunitar ndaj rrezeve të diellit e cila shpesh manifestohet me skuqje dhe kruajtje të zonës përkatëse, e lokalizuar në qafë dhe në dekolte në formën e një V-je, në shpinën e duarve, në sipërfaqen e jashtme të parakrahëve dhe të gjymtyrëve të poshtme.

Prek vetëm personat me ndjeshmëri ndaj rrezeve të diellit, dhe në disa raste mund të shfaqet menjëherë pas ekspozimit në diell apo pak minuta më pas.

Ndjeshmëria ndaj diellit mund të jetë e pakëndshme dhe e bezdisshme, dhe mund të kufizojë aktivitetet në natyrë dhe të prish pushimet.

Skuqja mund të kurohet edhe vetvetiu kur është në shkallë të ulët, dhe shumë njerëz bëhen më pak të ndjeshëm ndaj diellit me ekspozim gradual.

Për të mbrojtur lëkurën nga dielli duhet: Të përdoret krem mbrojtës me faktorë të lartë mbi 15 (SPF), që mbron si ndaj rrezeve ultraviolet alfa dhe beta, po ashtu dhe buzëkuqi i duhur me faktorë mbrojtës ndaj diellit mbi 20.

Të evitohet dalja në orët e pikut të rrezatimit të diellit në mënyrë absolute. Ekspertët thonë se shumë njerëz zhvillojnë simptoma të alergjisë së diellit gjatë pranverës apo verës, kur ata shumë papritmas rrisin kohën ekspozimit të tyre në diell. Është e këshillueshme që gradualisht të bëhet ekspozimi në diell, pasi që kjo i jep qelizave të lëkurës suaj të kenë kohë për t’u përshtatur me rrezet e diellit.

Mbajtja e syzeve me mbrojtje ndaj diellit, të përdorim veshje të gjata. Përdorni një kapelë me bazë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, kokën, veshët dhe qafën. Kapelet e bëra nga pëlhura të endura, të tilla si kanavacë ofrojnë mbrojtje më të mirë se kapelet e kashtëve me vrima që lejojnë kalimin e diellit.

Kujdes i veçante duhet t’i kushtohet produkteve kozmetike apo dhe medikamenteve që mund të keni në përdorim për të dalluar nëse janë ato që kanë shkaktuar këtë ndjeshmëri nga dielli.

Medikamente të tilla si antibiotikët, kontraceptivët, antihipertensivët dhe ato që përdoren për sëmundjet mendore janë më të akuzuarit për këtë lloj hiperndjeshmërie.

Nëse keni përshtypjen që ndjeshmëria ndaj diellit është e vazhdueshme, sugjerohet të takoheni me një dermatolog që të diskutoni për shqetësimet dhe kurën e mundshme./Motilokal.com