Tre miliardë kafshë të vrara apo të zhvendosura nga zjarret në Australi

Tre miliardë kafshë të vrara apo të zhvendosura nga zjarret në Australi

Gati tre miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet 2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit.

Fondi Botëror për Natyrën (WWF) në një raport bëri të ditur se zjarret e Australisë kanë vrarë gjitarë, zvarranikë, zogj dhe bretkosa gjatë kësaj periudhe të quajtur "vera e zezë".

"Të prekur janë 143 milionë gjitarë, 2.46 miliardë zvarranikë, 180 milionë zogj dhe 51 milionë bretkosa", tha në një deklaratë WWF.

Në janar u raportua se zjarret vdekjeprurëse vranë 1.25 miliardë kafshë në shtetet Uellsi i Ri Jugor dhe Victoria.

Meqë zjarret janë të zakonshme në Australi, flakët e vitit 2019 që shpërthyen në jug të vendit gushtin e kaluar, në vend të asaj të zakonshmes kur shpërthenin në veri, kapluan mbi 21 milionë hektarë.

"Është e vështirë të mendosh për një ngjarje tjetër kudo në botë që ka vrarë ose zhvendosur aq kafshë. Kjo llogaritet si një nga fatkeqësitë më të këqija të kafshëve të egra në historinë moderne", tha Dermot O'Gorman, drejtor i përgjithshëm i WWF-së në rajonin e Australisë.

Një ekip ekpertësh ekzaminuan një zonë me ndikim zjarri prej 11.4 milionë hektarësh.

Kjo nuk është shifra e kafshëve të vrara, por perspektivat për ato që iu kanë shpëtuar flakëve janë shumë të tmerrshme, për shkak të mungesës së ushqimit, pemëve dhe mbrojtjes përballë grabitqarëve të tyre”, theksoi Chris Dickman, një prej autorëve.

Jo të gjitha kafshët mund të jenë vrarë nga flakët ose nxehtësia, por shkencëtarët thonë se perspektiva e mbijetesës për ata që i kishin rezistuar goditjes fillestare “nuk ka qenë e madhe” për shkak të urisë, dehidratimit dhe sulmeve nga kafshët e egra./Motilokal.com