Shënohen edhe 117 raste të reja, katër humbje jete dhe 44 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Shënohen edhe 117 raste të reja, katër humbje jete dhe 44 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, në konferencë për media bëri të ditur se rritja e rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar.

Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID19.

Mjekja Daja njoftoi se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”, njoftoi mjekja Daja.

Sipas mjekës Daja në 24 orët e fundit: Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)

Testime totale 39690

Raste pozitive 4997

Raste të shëruara 2789

Raste Aktive 2060

Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1111

Durrës 245

Shkodër 202

Vlorë 102

Lezhë 81

Fier 76

Korçë 71

Elbasan 48

Kukës 52

Berat 29

Gjirokastër 22

Dibër 21

/Motilokal.com