Sonda e NASA-s niset me sukses drejt Marsit, ka për qëllim hulumtimin e jetës antike

Sonda e NASA-s niset me sukses drejt Marsit, ka për qëllim hulumtimin e jetës antike

Agjencia hapësinore amerikane NASA, ka lansuar me sukses sondën “Perservence” e cila do të duhej të udhëtonte drejt Marsit dhe atë në kraterin “Jezero”.

Roveri robotik – ai më kompleksi i NASA-s – është krijuar për të kërkuar për shenja të jetës antike të mikrobeve në Mars, për të studiuar klimën dhe gjeologjinë e planetit, për të mbledhur mostra nga shkëmbinjtë dhe për të hapur rrugën për eksplorimin njerëzor të Planetit të Kuq.

“Perservence” është roveri më i sofistikuar që ndonjëherë NASA e ka dërguar në Mars, dhe pritet të ndihmojë shumë në misionet e ardhme.

 “Jezero” është një krater i gjerë 28 kilometra, për të cilin thuhet se para tri ose katër miliardë viteve ka qenë një oazë.

“Kjo është hera e parë në histori ku ne do të shkojmë në Mars me një mision të qartë për të gjetur jetën një botë tjetër – jetën e lashtë në Mars”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

“Perservence” pritet të ateroj në sipërfaqen e Marsit në kraterin “Jezer” gjatë shkurtit të vitit të ardhshëm.

Ky është misioni i tretë në Mars për këtë vit, pasi Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën anijet e tyre kozmike këtë muaj./Motilokal.com