Ministria e Shëndetësisë: 92 raste të reja, 4 humbje jete dhe 53 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 92 raste të reja, 4 humbje jete dhe 53 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të tjerë të prekur me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 92 persona.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend dhe njëherësh ju drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)

Testime totale 40699

Raste pozitive 5197

Raste të shëruara 2883

Raste Aktive 2160

Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1164

Durrës 259

Shkodër 205

Vlorë 104

Lezhë 84

Fier 79

Kukës 66

Korçë 63

Elbasan 51

Berat 32

Gjirokastër 29

Dibër 24.

/Motilokal.com