Moti i nxehtë vijon sot dhe dy ditët e ardhshme në Shqipëri

Moti i nxehtë vijon sot dhe dy ditët e ardhshme në Shqipëri

Në vendin tonë vazhdon ndikimi i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika, ku edhe gjatë ditës së sotme dhe fundjavës parashikohet të kemi mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell përgjatë vijës bregdetare.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 35 °C.

Edhe gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 34 °C.

Ndërsa e diela do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 34 °C./Motilokal.com