Kujdes nga i nxehti, sot dhe fundjavë priten temperatura të larta në Kosovë

Kujdes nga i nxehti, sot dhe fundjavë priten temperatura të larta në Kosovë

Edhe sot dhe fundjavë do të vazhdojë i nxehti afrikan të rrisë temperaturat në Kosovë.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot në Kosovë do mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 23 deri në 33 °C.

Edhe e shtuna do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 29 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 26 °C. /Motilokal.com