Zbulohet origjina e gurëve gjigantë të Stonehenge

Zbulohet origjina e gurëve gjigantë të Stonehenge

Me ndihmën e një kampioni që ishte mbajtur në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët kanë zgjidhur një pjesë të misterit të gurëve që përbëjnë monumentin Stonehenge, i cili ndodhet në zonën kodrinore të Uellsit Perëndimor. Ata kanë përcaktuar origjinën e shumë prej megaliteve, gurëve që përbëjnë monumentin e famshëm.

Testi në gurin një metër të gjatë, koincidonte me studimin gjeokimik të megalitëve në vend. Arkeologët e përcaktuan prejardhjen e këtyre gurëve nga një zonë 25 km në veri të Stonhange, afër Malborough. 15 gurë shtatë metra të lartë, që peshojnë rreth 20 ton secili, formojnë të gjithë një strukturë në formë patkoi në Stonhenge. Gurët më të vegjël të monumentit, me ngjyrë blu, kanë ardhur nga kodrinat Preseli në Uells, por ata prej silici, ka qenë e pamundur të identifikoheshin deri më tani.

Stonehenge in 1958

“Me të vërtetë emocionuese, ne kemi marrë përgjigje për një pyetje që ka shqetësuar arkeologët vite me radhë; cila ishte origjina e këtyre gurëve të mëdhenj. Shumë njerëz thoshin se ishin nga Marlborough, 20 km në veri nga këtu, por ne kurrë më parë nuk kemi qenë në gjendje të themi saktësisht se nga vinin”, thotë arkeologja Susan Greaney.

Stone sample from Stonehenge

Sarsenët, të cilët formojnë rrethin e jashtëm ikonik, u ngritën në Stonehenge rreth vitit 2500 përpara Krishtit.

"Procesi i nxjerrjes së tyre nga toka, vendosja e tyre ndoshta në pllaka prej druri, zvarritja (25 km) mbi një luginë, mbi kodra, të gjitha llojet e sipërfaqeve të ndryshme të tokës ishte një arritje masive. Nëse mendoni për faktin se kishte afërsisht 80 gurë në këtë sit, ky është një projekt masiv”, shprehet arkeologja.

Ndër pikat më të njohura të Britanisë, gurët që qëndrojnë në këmbë tërheqin turistët nga e gjithë bota, si dhe njerëzit që kërkojnë lidhje shpirtërore me të kaluarën./Motilokal.com