Liqeni i Zi, mrekullia natyrore e Radomirës

Liqeni i Zi, mrekullia natyrore e Radomirës

Liqeni i Zi, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës, është një destinacion turistik për t’u vizituar.

Liqeni i rrethuar me pisha të larta, të jep ndjesi qetësie dhe një ndjesie sikur jeton në një tjetër realitet. Ndodhesh 2200 metër mbi nivelin e detit, afër një liqeni akullnajor ku dimrit ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve akullnajorë. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

Shkurt, qartë dhe bukur është një vend ideal për të bërë piknik duke qenë sa më afër se kurrë me natyrën. Bimësia rreth tij është kaq e larmishme dhe e dendur duke pasuruar ekologjikisht këtë vend përrallor.

Image may contain: flower, plant, nature and outdoor

Në kuadër të fushatës “Unë rri në Shqipëri”, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka promovuar bukuritë e magjishme të këtij atraksioni turistik me origjinë akullnajore.

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

“Liqeni i Zi, Radomirë në Parkun Natyror Korab Koritnik në një lartësi prej 1460 metra mbi nivelin e detit me origjinë akullnajore. Liqeni është i rrethuar nga një masiv pyjor me pishë të zezë. Për vlerat e veçanta natyrore gëzon statusin Monument Natyre”, theksoi Klosi./Motilokal.com

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: plant, flower, nature and outdoor