Përurohet ura e re në Gjenova

Përurohet ura e re në Gjenova

Ura autostradë e Gjenovës – Morandi – u kthye në simbol të infrastrukturës së konsumuar për Italinë. Ura e re San-Giorgio tani në vend të saj dëshmon për potencialin e Italisë.

“Ne kemi punuar pa pushim: 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, tha një menaxher i sipërmarrjes së ndërtimit Webuild. “Dita e vetme, në të cilën u mbyll kantieri i ndërtimit ishte për Krishtlindje.” Edhe në fazën më të keqe të pandemisë Korona punimet e ndërtimit vazhduan me kapacitet të plotë. Tani qyteti po feston përurimin e bashkë me të feston edhe Italia.


Ura e re është e gjatë 1 kilometër e 67 metra, një arterie e rëndësishme e autostradave për transportin e njerëzve dhe mallrave që lidh Italinë me Francën. Ura kalon mbi lumin Polçevera.  Rindërtimi i saj i ka kushtuar qytetit të madh italian 6 milionë euro.


Përurimi i saj u zhvillua përmes një ceremonie të veçantë mbrëmjen e hënës ku ishin të pranishëm, presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministri Giuseppe Conte.


Më 14 gusht 2018 pjesë të urës Morandi gati 1200 metra të gjatë mjaft të frekuentuar si aks kryesor i qarkullimit në Gjenova u rrëzuan papritur. Makina dhe kamionë që ishin duke udhëtuar mbi të ranë në thellësi, 43 vetë humbën jetën si pasojë. Shumë banorëve iu desh të largohen nga shtëpitë në afërsi të urës dhe qysh nga ajo kohë u bllokua edhe autostrada e rëndësishme A10.


Në nderim të tyre, një formacion i avionëve ushtarakë italianë shënjoi në qiell flamurin tre ngjyrësh kombëtar. Në të njëjtën ditë, edhe nderimin për ta e përcolli edhe vetë natyra përmes këtij ylberi. Shkak i shembjes së urës Morandi, sipas hetuesve ishte keqmenaxhimi dhe mangësitë në mirëmbajtje nga konçensionari “Autostrade per l’Italia”./Motilokal.com