Fundoset anija ushtarake shqiptare në Dhërmi [Foto+Video]

Fundoset anija ushtarake shqiptare në Dhërmi [Foto+Video]

Në Drimadhes të Dhërmisë është fundosur anija ushtarake e Marinës Shqiptare e vitit 1974. Kjo anije nuk përdorej prej 30 vitesh. Tashmë ajo ka dalë nga baza e Pashalimanit dhe është fundosur në det për qëllime turistike. Anija që u fundos në Drimadhes, në Dhërmi ka ardhur në Shqipëri në vitin 1974 dhe ka qenë pjesë e marinës së Vlorës.

Zhvillimi i turizmit nënujor është duke u promovuar në zonën ujore të Dhërmiut.


Ministri i Turizmi dhe Mjedisit blendi Klosi tha se janë miratuar vendet e zhytjes dhe se janë  përcaktuar 6 vende nënujore ku do të fundosen 6 anije jashtë funksioni për t'u kthyer në vende turistike nënujore, ndërsa promovohen kështu edhe reliket tona luftarake të cilat pas përfundimit të misionit të tyre pranë Flotës detare do të kthehen në atraksione turistike.

Image may contain: ocean, sky, boat, plant, outdoor, water and nature

"Domosdoshmëria është që me hapjen e turizmit detar shqiptar, të zgjerojmë format dhe tematikat e ofertës turistike, me qëllimin e një turizëm dinamik dhe konkurrues ne rajon. Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për aktivitetet detare, ligji i cili mundëson shfrytëzimin e hapësirës jo vetëm për peshkim por edhe për turizëm elitar dhe aktivitete ujore, krijojmë sot për një destionacion te ri për te gjithë turistet dhe te pasionuarit e detit qe duan te eksplorojnë fundin e detit dhe atraksione nënujore. Këto harta parashohin vendet e lejuara dhe vendet e ndaluara të ushtrimit të aktivitetit detar.  Përbëhet nga 60 zona, ku secila prej tyre do të ketë pasaportën e detajuar për Zonat e Lundrimit, Zhytjes, Peshkimit nënujor, destinacionet nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore", tha Klosi.

Image may contain: one or more people, ocean, sky, outdoor, water and nature

Anija është zhytur rreth 200 metra larg bregut në Drimadhes dhe do të mund të vizitohet nga të apasionuarit pas sportit të zhytjes. Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit./Motilokal.com

Image may contain: sky, ocean, cloud, outdoor, water and nature

Image may contain: ocean, sky, boat, outdoor, water and nature

Image may contain: ocean, sky, boat, water, outdoor and nature

Image may contain: ocean, sky, boat, water, outdoor and nature