Përfunduan në një ishull të shkretë, shpëtohen nga SOS i shkruar në rërë

Përfunduan në një ishull të shkretë, shpëtohen nga SOS i shkruar në rërë

Tre marinarë janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në një ishull të shkretë pranë Mikronezisë dhe u shpëtuan pasi kishin shkruar fjalën “SOS” (ndihmë) në rërë – me shkronja shumë të mëdha.

Të tre personat ishin nisur nga Mikronezia për një ekskursion në barkë, nuk ishin kthyer dot më në bazë dhe kështu u ndez edhe alarmi. Tre ditë më vonë u pikasën nga një avion i aeronautikës australiane që nisi një helikopter për t’u dërguar atyre ushqim dhe ujë. Më pas, ata u ngjitën në bordin e një anijeje mikroneziane patrullimi.

Sinjali i tyre për ndihmë ishte pikasur të dielën, në ishullin e pabanuar Pikelot – tha më pas departamenti australian i mbrojtjes.

Autoritetet e Guam, një territor pranë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nisën kërkimet pasi ata nuk kishin mbërritur në destinacionin e tyre. Ishulli ku përfunduan është vetëm 450 metra i gjatë, rreth 190 kilometra në perëndim nga vendi nga i cili ishin nisur.

Mikronezia, në paqësorin perëndimor, përbëhet nga rreth 600 ishuj të vegjël të shpërndarë në një zonë të gjerë në oqean./Motilokal.com