Mbani çadrat me veti, moti sot me reshje shiu e shkarkime rrufesh në Shqipëri dhe Kosovë

Mbani çadrat me veti, moti sot me reshje shiu e shkarkime rrufesh në Shqipëri dhe Kosovë

Një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë në rajon, që do të sjell ndryshim të motit. Sipas parashikimit të Motilokal.com sot dhe nesër në Shqipëri do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 21 °C.

Dita e enjte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 24 °C.

Edhe në Kosovë sot do mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të shoqëruara me bubullimë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 23 deri në 28 °C.

E enjtja do të jetë me rrebeshe shiu dhe me bubullimë, me mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 22 °C. /Motilokal.com