Breshër i madh në Pejë e Deçan [Foto]

Breshër i madh në Pejë e Deçan [Foto]

Pas të nxehtit dhe temperaturave të larta që mbretëruan këto ditë në Kosovë, që nga dje pasdite vendi është përfshirë nga moti i ligë. Shtrëngata dhe shi i madh pothuajse kanë përfshirë tërë Kosovën. Madje në disa pjesë ka rënë edhe breshër.

Në komunën e Deçanit dhe Pejës breshëri ka mbuluar tokën, duke dëmtuar edhe shumë kultura bujqësore.

Reshjet pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës, derisa është paralajmëruar edhe për vërshime të mundshme./Motilokal.com