Shiu bën mrekulli në Fier, fik zjarrin në Seman, rritet niveli i Fierzës

Shiu bën mrekulli në Fier, fik zjarrin në Seman, rritet niveli i Fierzës

Pothuajse që një javë Shqipëria është duke luftuar me flakët, madje dje Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 200 pjesëtarë të ushtrisë për t’i ndihmuar zjarrfikësit për t’i shuar zjarret në pyje.

Dhe më në fund Fier ka gjetur qetësi pas mrekullisë ku edhe kanë nisur reshjet e shiut dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë pyllin e Semanit.

Flakët kishin përparuar prej disa ditësh duke bërë që të shkrumbohen dhjetëra pemë dhe pisha duke u kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar.

Sipas kreut të emergjencave civile në Fier, Haki Çako pjesa më e madhe e zjarreve që përfshinë vendin përgjatë ditëve të fundit ishin të qëllimshëm.

Ndërsa pas disa muajve thatësirë, reshjet në Kukës kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Nga ana tjetër, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore si pasojë e amortizimit./Motilokal.com