Erërat e forta rrëzojnë pemën, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë

Erërat e forta rrëzojnë pemën, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë

Pas të nxehtit afrikan, moti i ligë me reshje të dendura shiu dhe erë ka pushtuar të gjithë vendin mëngjesin e sotëm.

Nga reshjet e mëdha dhe erërat e forta është bllokuar aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të Lazaratit.

Sipas njoftimeve aksi është bllokuar nga rrëzimi i një peme e cila ka krijuar radhë të gjata të makinave.

Sipas parashikimit të Motilokal.com edhe gjatë ditës së nesërme moti do të jetë i paqëndrueshëm, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe shkarkime rrufeshë./Motilokal.com