Moti i ligë/ Policia me apel: Mjetet lundruese të mos dalin në det

Moti i ligë/ Policia me apel: Mjetet lundruese të mos dalin në det

Policia e Shtetit përmes një njoftimi u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det si pasojë e motit të keq.

“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës”, njofton policia.

Policia e Shtetit po ashtu ka kërkuar që mjetet lundruese që ndodhen në det të kthehen me kujdes në destinacionin e tyre dhe në rast rreziku të kërkojnë ndihmën e Policisë, duke telefonuar në 112/129/

Ndërkohë që si pasojë e motit të keq pushuesit janë larguar nga plazhet sot./Motilokal.com

Image may contain: one or more people, people standing, ocean, text and water