Stuhi në Qeparo, çadra e stola të përmbysur [Foto]

Stuhi në Qeparo, çadra e stola të përmbysur [Foto]

Moti i ligë ka goditur pothuajse gjithë territorin e vendit mëngjesin e sotëm. Reshjet të mëdha shiu dhe erëra të forta ka kthyer përmbys çadrat dhe shezlonget në bregdet.

Nga njoftimet mësohet se dëme më të mëdha janë shkaktuar në plazhin e Qeparoit, ku janë shkatërruar edhe lokalet pranë bregdetit.

Stuhia që goditi Shqipërinë u ka prishur planet, pushimet pushuesve, të cilët menjëherë kanë braktisur plazhin.

Po ashtu përmes një njoftimi Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pushuesve që të mos dalin në det derisa të qetësohet moti./Motilokal.com