IHMK paralajmëron vërshime dhe përmbytje në Kosovë

IHMK paralajmëron vërshime dhe përmbytje në Kosovë

Që nga mëngjesi në tërë territorin e Kosovës, kanë nisur reshjet e shiut, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se shiu nuk do të ndalet as nesër dhe ditëve në vijim, çka paralajmëron për vërshime, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas IHMK-së kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

Paralajmërim për vërshime

Shteti: Republika e Kosovës

Regjioni: (Pjesa më e madhe e vendit)

Pika më e hershme e parashikuar: e mërkure, 05 Gusht 2020 - 12:00

Data e parashikimit: 2020-08-05. 08 UTC

Duke treguar një probabilitet mesatarë deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë./Motilokal.com