Tragjike, moti i ligë i merr jetën një personi në Himarë, shpëtohen tre të tjerë

Tragjike, moti i ligë i merr jetën një personi në Himarë, shpëtohen tre të tjerë

Stuhia që përfshiu Himarën mëngjesin e së mërkurës rezultoi tragjike për familjen Rama. Mirela Rama, humbi jetën në luftë me dallgët ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy djemtë mundën të mbijetonin.

Katër anëtarët e familjes kishin dalë në det me një mjet të vogël lundrues për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por furtuna i ka zënë në det. Fatmirësisht një nga pjesëtarët e familjes ka arritur të kërkojë ndihmë dhe policia kufitare, në bashkëpunim me rojën bregdetare si dhe një mjet turistik, i kanë ardhur në ndihmë duke nxjerrë në breg tre prej katër anëtarëve të familjes, babain dhe dy djemtë.

Fatkeqësisht, operacioni i kërkimit nuk arriti të gjejë në kohë gruan, e cila është gjetur e mbytur pa jetë disa orë më pas, 1 milje larg bregut të Dhërmiut. Ndërsa një prej djemve është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë të mëtejshme mjekësore. Për gjetjen e gruas, u angazhuan forca të shumta të policisë kufitare dhe rojës bregdetare.

Sipas njoftimeve shpejtësia e erës ka arritur të shkojë deri në 80 kilometra në orë./Motilokal.com