97,000 vizita për 24 orë – Rekordi i ri i Motilokal.com

97,000 vizita për 24 orë – Rekordi i ri i Motilokal.com

Trendi i rritjes së vizitave në Motilokal.com ka shënuar një rekord të jashtëzakonshëm, gjë që e ka konfirmuar atë si median më të lexuar në trojet shqiptare dhe më gjerë kur bëhet fjalë për parashikimin e motit.

97 mijë klikime dhe mbi 164 mijë faqe të klikuara vetëm gjatë ditës së djeshme (05.08.2020), numra këto që tregojnë për besimin e lartë që shqiptarët e kanë për Motilokal.com.

S’ka dyshim se kjo shifër e arritur vetëm brenda një dite është jashtëzakonisht e lartë, por për Motilokal.com është vetëm edhe një arritje e radhës.

Ky numër do të jete motivim shtesë për të vazhduar punën e palodhshme të cilën jemi duke e bërë tani e një vit.

Një falënderim i posaçëm i takon vizitorëve tanë, të cilët vazhdojnë ta kenë Motilokal.com referencën kryesore për informimin ditor rreth motit, pa lënë anash edhe lajmet për kapriçot e motit, ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat shkencore, shëndetësinë, reportazhet për bukuritë shqiptare dhe të jetës së egër.

Përveç medias online, Motilokal.com po ashtu sjell parashikimin e motit edhe në TV Dukagjini çdo natë prej orës 19:30 si dhe aplikacionin mobil për iOS, i cili ofrohet falas.

Misioni i Motilokal.com mbetet informimi sa më i saktë dhe në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozitën e parë në këtë fushë.

Ndiqni Motilokal.com në Facebook, Instagram dhe Youtube!

Instalojeni Motilokal në telefonin tuaj dhe vazhdoni të besoni se nesër është një ditë e mirë!