Stuhi e madhe në Shtime, shkaktohen dëme të mëdha materiale [Foto]

Stuhi e madhe në Shtime, shkaktohen dëme të mëdha materiale [Foto]

Një stuhi e madhe me reshje shiu dhe erëra të forta ka goditur sot disa pjesë të Kosovës, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Moti i ligë që mbretëroi sot në Komunën e Shtimes më së shumti ka dëmtuar fshatin Reçak.

Sipas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale shihet se dëmet kryesisht janë shkaktuar në pullaze të shtëpive, rrëshqitje të dheut, dëmtim i kulturave bujqësore si dhe dëmtimi i minares së xhamisë së fshatit.

Për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka patur dëme në njerëz./Motilokal.com