Disa të vdekur, shumë të humbur pas përmbytjeve në Pakistan

Disa të vdekur, shumë të humbur pas përmbytjeve në Pakistan

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas shirave të mëdha që shkaktuan përmbytje në disa pjesë të Pakistanit, njoftuan zyrtarët shtetëror.

Shiu i vazhdueshëm përmbyti dhjetëra fshatra në provincën jugore të Sindh dhe provincën jug-perëndimore të Balochsitan gjatë tre ditëve të fundit.

Të paktën shtatë persona humben jetën në Karaçi, qyteti më i populluar i vendit. Për më tepër, gjashtë tjerë humbën jetën në Balochistan në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët.

Qindra njerëz u shpërngulën nga përmbytjet në të dy krahinat.

Ushtria tha të dielën se kishte shpëtuar më shumë se 100 njerëz nga rrethi Dadu në Sindh.

"Më shumë se një duzinë njerëz janë ende të zhdukur në Balochistan", tha Younus Aziz Mengal, një zëdhënës i autoritetit provincial të administrimit të katastrofave. Ai tha se përmbytja kishte dëmtuar ura dhe autostradën.

Zyra Meteorologjike e Pakistanit kishte parashikuar 20 për qind më shumë shi dhe përmbytje urbane këtë sezon dhe u kërkoi autoriteteve të ndërmarrin masa paraprake.

Përmbytjet, erozioni i tokës, rrëshqitjet e dheut dhe thatësira që sjellin cilësi të ulët të ajrit kanë qenë në rritje në Pakistan viteve të fundit.

Ekspertët e klimës thonë se është ndikimi i ngrohjes globale, por edhe për shkak të afërsisë së vendit ndaj Kinës dhe Indisë shumë të industrializuar./Motilokal.com