
Një tërmet me fuqi 5.1 ballë të Rihterit goditi sot rrethinën e qytetit Sparta, në Karolinën Veriore, përgjatë kufirit të shtetit me Virxhinia, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Lëkundjet u ndjenë deri në Karolinën e Veriut dhe Georgia. Kryebashkiaku i Sparta-s, Wes Brinegar tha se lëkundjet ishin mjaft të forta.
Ky ishte tërmeti më i fortë që ka tronditur shtetin federal amerikan që nga viti 1926, sipas Shërbimit Gjeologjik të Karolinës së Veriut.
Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë banorët u shprehën të frikësuar. Pritet që tërmeti të pasojë me lëkundje të tjera përgjatë ditëve në vijim.
“Ndihej sikur një lokomotivë e madhe që po kalonte dhe një valë e madhe që vinte nën shtrat,” tha kryebashkiaku. “Unë kam jetuar këtu tërë jetën time dhe kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë.”
Agjencia lëshoi një alarm të gjelbër, që do të thotë se ka një gjasë të ulët të viktimave dhe dëmtimeve.
Sparta ndodhet midis tre zonave sizmike, në Charleston, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Virxhinia qendrore./Motilokal.com