Moti në Shqipëri/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Moti në Shqipëri/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Java në vendin tonë do të nis me mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mesditës dhe të pasdites pritet të ketë zhvillime të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore, ndërsa në vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 32 °C.

E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 31 °C.

Edhe e mërkura do të mbajë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 32 °C. /Motilokal.com