Diell, rrebeshe shiu gjatë pasditeve/ Ky është parashikimi i motit për Kosovë

Diell, rrebeshe shiu gjatë pasditeve/ Ky është parashikimi i motit për Kosovë

Gjatë kësaj jave në Kosovë, parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, priten zhvillime të rrebesheve të shiut të shoqëruar me bubullimë.

Dita e hënë do të mbajë mot i ngrohtë i kthjellët dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 26 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 26 °C.

Ndërsa të mërkurën paradite do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 26 °C. /Motilokal.comFoto: Arian Mavriqi