Java nis me diell dhe ngritje temperaturash në Shqipëri dhe Kosovë

Java nis me diell dhe ngritje temperaturash në Shqipëri dhe Kosovë

Java në Shqipëri do të nis me mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mesditës dhe të pasdites pritet të ketë zhvillime të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore, ndërsa në vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 32 °C.

E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 31 °C.

Edhe e mërkura do të mbajë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 32 °C.

Gjatë kësaj jave në Kosovë, parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, priten zhvillime të rrebesheve të shiut të shoqëruar me bubullimë.

Dita e hënë do të mbajë mot i ngrohtë i kthjellët dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 26 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 26 °C.

Ndërsa të mërkurën paradite do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 26 °C./Motilokal.com