Reshjet e shiut ngritën nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Reshjet e shiut ngritën nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci pas reshjeve atmosferike mbi vendin tonë.

Sipas Ujësjellësit “Prishtina” pas reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 35 centimetra, ndërsa i Batllavës ka në një rritje prej 1.44 metra.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, duke shpresuar që keni kaluar një fundjavë të mirë , ju njoftojmë sot me gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava e Badoci, pas reshjeve atmosferike mbi vendin tonë.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej vetëm 35 cm.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m.

Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore!/Motilokal.com