Për 10 minuta Tirana goditet nga 290 rrufe

Për 10 minuta Tirana goditet nga 290 rrufe

Tërmeti që shkundi Shqipërinë dy ditë më parë, si duket i ka lënë vendin stuhive dhe reshjeve me rrufe, të cilat kanë përfshirë të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, janë regjistruar 290 rrufe brenda 10 minutave mbrëmjen e djeshme. Pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth.

“Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

SHMU bën të ditur së në orët në vijim reshjet intensive të shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqendruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë. Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës. /Motilokal.com

No photo description available.