Nuk ka qetësi në Shqipëri, rikthehen dridhjet e tokës

Nuk ka qetësi në Shqipëri, rikthehen dridhjet e tokës

Pas tërmetit të fundjavës që dridhi vendin tonë, moti i keq, me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin.

Duke menduar që më nuk do të ketë dridhje, ato janë rikthyer mëngjesin e sotëm, duke dridhur tokën shqiptare. Tërmeti i sotëm me magnitutë 3.4 është regjistruar rreth orës 07:22 të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ishte  në detin Adriatik, 39 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në veriperëndim të Durrësit, lëkundjet janë ndier në Vorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth. /Motilokal.com