Moti sot me diell dhe vranësira, nesër me reshje shiu në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira, nesër me reshje shiu në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 18 deri në 23 ºC. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Ndërsa ditën e enjte do të ketë reshje të mëdha shiu që sipas parashikimit të motilokal.com sasia e reshjeve pritet të arrijë deri 8 mm. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 22 ºC. /Motilokal.com