Shqipëria nuk gjen qetësi, vazhdojnë dridhjet e tokës

Shqipëria nuk gjen qetësi, vazhdojnë dridhjet e tokës

Kanë vazhduar përgjatë mëngjesit të sotëm të tjera lëkundje normale në Shqipëri, kryesisht në qytetet Durrës dhe Tiranë pas tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur vendin rreth orës 03:24, me epiqendër detin Adriatik, 40 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Ndërsa pak minuta me vonë regjistrohet një lëkundje me magnitudë 3.1, 24 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në perëndim të Fushë-Krujës.

Kurse brenda pak minutave rreth orës 04:06 dhe 04:23 minuta regjistrohen dy tërmete me njëri magnitudë 3.3 dhe tjetri 3.4 epiqendra deti Adriatik. Dridhjet janë ndierë në Durrës dhe Tiranë dhe rrethinë.

Një tjetër dridhje u regjistrua rreth 10:38 me magnitudë 3.0. Nga të dhënat e Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane epiqendra e tërmeti ishte 137 kilometra në jug të Tiranës, 26 kilometra në perëndim të Gjirokastrës dhe 7 kilometra në lindje të Himarës. /Motilokal.com