Pesë fakte që mund të mos i dinit për vjeshtën

Pesë fakte që mund të mos i dinit për vjeshtën

Vjeshta është sezoni i preferuar i shumë njerëzve, por është më shumë sesa thjesht futboll, fanellë dhe kunguj, kështu që këtu janë disa fakte argëtuese për t'ju bërë gati.

Ngjyrat e vjeshtës

Vjeshta është stina ku natyra bie në gjumë dhe na dhuron ngjyra të bukura, të ngrohta. Mjafton të bëjmë një shëtitje në një park për të vlerësuar natyrën që në këtë stine bëhet e mrekullueshme.

Të pasionuarit pas maleve vjeshta është stinë ideale për shëtitje 

Vjeshta është stina perfekte për të bërë piknik nuk është shumë ftohtë dhe as shume nxehtë, me pak fjale është ideale për të bërë një shëtitje në ajër të pastër në fshat, në pyll, park etj.

Vjeshta është stina më e mirë për të fotografuar

Kush ka pasion fotografinë në përgjithësi e çmon shumë natyrën, pranverën sepse është stina e luleve dhe vjeshtën sepse dhuron skenar të mrekullueshëm, një kombinim ideal midis dritës dhe ngjyrave duke na lejuar kështu të bëjmë foto të bukura.

Stina e kungujve

Jemi zyrtarisht në stinën e kungujve një nder perimet me të ëmbla të cilët mund të përgatiten në shumë receta të shijshme falë shijes karakteristike.

Stina e gështenjave

Gështenjat janë më të vërtetë shumë të shijshme, por për ata që i pëlqejnë mund t’i shijojnë vetëm në një kohë të shkurtër të vitit. Gështenjat janë konsideruar si qershitë e dimrit. /Motilokal.com