Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, i kthjellët dhe me diell

Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, i kthjellët dhe me diell

Pas motit të ndryshueshëm që mbajti ditëve të shkuara, që solli edhe reshje shiu dhe temperatura të ulëta, në ditët në vijmë fusha të presionit të lartë nga Europa qendrore do të shtrihen mbi rajon, që do të krijojnë kushte për përmirësim të motit, me kthjellime dhe diell.

Mëngjesi i ditës se sotme në Kosovë do të jetë kryesisht me re. Pas mëngjesit do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Temperaturat e mëngjesit do të jenë rreth 10 °C. Gjatë ditës ata do të arrijnë një maksimum prej 19 °C. E shtuna do të mbajë mot të kthjellët. Temperatura parashihet të lëvizin nga 12 deri në 23 °C. Moti për ditën e diele do jetë i kthjellë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 25 °C. /Motilokal.com