Edhe sot me mot tipik veror, nga e marta më freskët dhe me reshje shiu në Kosovë

Edhe sot me mot tipik veror, nga e marta më freskët dhe me reshje shiu në Kosovë

Dita e fundit e gushtit në Kosovë do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, që pritet të regjistrojë temperatura deri në 35 °C.

Duke filluar nga dita e martë ku edhe nis vjeshta meteorologjike në rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, ku do të kemi mot me të freskët dhe priten reshje shiu me bubullima.

E hënë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 32 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 28 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 23 °C. /Motilokal.com