Fundjava në Rugovë dhe Brezovicë, mot i kthjellët me diell

Fundjava në Rugovë dhe Brezovicë, mot i kthjellët me diell

Vjeshta është stina më perfekte për të bërë piknik, nuk është shumë ftohtë dhe as shume nxehtë, me pak fjale është ideale për të bërë një shëtitje në ajër të pastër në fshat, në pyll, park etj.

Për të gjithë ata që ka vendosur ta vizitojnë Rugovën, Brezovicën dhe Prevallën pas një jave punë dhe angazhime, së pari mësoni si është moti.

Tanimë Motiloakl e keni kudo një klikë në internet apo mund ta shkarkoni në telefonin tuaj dhe të njoftoheni me parashikimin e motit.

Moti në Rugovë për ditën e shtunë do të jetë në mëngjes i kthjellët me diell dhe i freskët, ndërsa në mesditë pothuajse me re. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19 °C. Të dielën do të mbaj mot i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 11 deri në 19 °C.

Ndërsa në Brezovicë për ditën e shtunë mëngjesi do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 12 deri në 21 °C. E diela do të jetë me mot të kthjellët, temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 21 °C./Motilokal.com