Për ju që e keni planifikuar ta kaloni fundjavën në Theth – njihuni me motin

Për ju që e keni planifikuar ta kaloni fundjavën në Theth – njihuni me motin

Për shumicën e njerëzve ajri i freskët i muajve të vjeshtës nuk ka të krahasuar. Pas një vere me diell përvëlues dhe temperatura të larta, si duket shpirti gjen një qetësi në stinën e vjeshtës.

Fakti që stinët po ndryshojnë, koha është freskuar, a mos do të thotë se nuk kemi asgjë për të bërë dhe thjesht do të na kapë rutina e mërzitshme?

Vjeshta më të vërtetë na ofron disa aktivitete argëtuese të cilat nuk mund t’i gjejmë në asnjë stinë tjetër. Pas një jave punë dhe angazhime ju mund ta kaloni një fundjavë në fshat apo dwshironin ta vizitonin Thethin.

Tanimë Motiloakl e keni kudo një klikë në internet apo mund ta shkarkoni në telefonin tuaj dhe të njoftoheni me parashikimin e motit.

Moti për ditë e shtunë në Theth do të mbajë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin prej 10 deri në 22 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim jugperëndimit.

Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe të diele. Temperaturat do të arrijnë deri në 22 °C./ Motilokal.com