
Moti sot në Kosovë parashihet të mbajë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 22 °C.
E enjtja do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa gjatë mbrëmjes me mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 25 °C. /Motilokal.com