NASA filmon vrimën e zezë tek gllabëron një yll

NASA filmon vrimën e zezë tek gllabëron një yll

Shkencëtarët e NASA-së kanë kapur një pamje të një vrimë gjigante të zezë që gllabëron një yll 375 milionë vite dritë larg tokës.

Teleskopi i kërkimit të NASA-s, ka arritur të dallonte në mënyrë të detajuar nga fillimi deri në fund për herë të parë, të gjithë fenomenin. Astronomët përdorën një rrjet teleskopësh në të gjithë botën për të zbuluar fenomenin përpara se të bëhej e dukshme për TESS, (teleskopin e NASA-s.)

Ylli, afërsisht me të njëjtën madhësi sa dielli ynë, që thithej nga tërheqja gravitacionale e vrimës së zezë, që ishte rreth gjashtë milionë herë më e madhe në përmasa, se ai, shtuan ata.

Astronomët përdorën një rrjet ndërkombëtar teleskopësh për të zbuluar fenomenin përpara se të drejtoheshin në TESS, zonat e përhershme të shikimit të të cilave u krijuan për kërkime në planetët e largët kapën fillimin e ngjarjes së dhunshme, duke dëshmuar në mënyrë efektive metodën e saj unike të vëzhgimit të kozmosit.

Fenomene të tilla që astronomët mundën të ndiqnin nga fillimi deri në fund, ndodh një herë në 10 mijë deri në 100 mijë vite në një galaksi me përmasat e rrugës së qumështit.

Forcat mbresëlënëse gravitacionale të vrimës së zezë copëtojnë yllin, duke hedhur një pjesë të materialit të tij në hapësirë dhe pjesën tjetër në vrimën e zezë, duke formuar një disk me gaz të nxehtë dhe të ndritshëm ndërsa gëlltitet. /Motilokal.com