![Qindra copa të çmuara meteori bien në një qytet brazilian, banorët: Po bien para nga qielli [Foto]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/5f4/f5a/7a2/thumb_3804_650_365_0_0_crop.jpg)
Mijëra njerëz kanë nxituar të shkojnë drejt një qyteti brazilian pasi qindra copa të një meteori 4.6 miliardë vjeçar filluan të binin 'si shiu' nga qielli.
Rreth 200 fragmente të meteoritit kanë rënë më 19 gusht në Santa Filomena, në verilindje të Brazilit.
Më e madhja prej tyre peshonte 40 kilogramë dhe kishte vlerën e mbi 25,000 dollarë, ekuivalente me vlerën e 10 viteve të pagës mesatare në zonë.
Vendasit që jetojnë në qytet, në një rajon të mbjelljes së fasuleve në shtetin Pernambuco të Brazilit, tani i referohen stuhisë së meteorit si një 'mrekulli' dhe dita kur 'paratë binin nga qielli'.
Meteori besohet të jetë një trup i rrallë i cili daton që nga origjina e Sistemit Diellor - para se të formohej Toka.
Vetëm 1% e meteoritëve janë të këtij lloji dhe ekzemplarët mund të shiten për dhjetëra mijëra dollarë.
Njerëzit lokalë nga qyteti i varfër, rural që kanë gjetur një të tillë janë bërë menjëherë të pasur.
Studenti Edimar da Costa Rodrigues, 20 vjeç, kujtonte ditën kur Santa Filomena u mbush me tym dhe sene që binin nga qielli.
Ai gjeti një copë meteori 7cm-të gjerë të cilën e shiti më pas te një koleksionist për 1,000.
Shumica e gurëve ishin gjetur përreth një kishe, duke bindur më tej vendasit se meteori i rrallë ishte 'dërguar nga Zoti'./Motilokal.com