
Astronomia e njohur kosovare, Pranvera Hyeseni vazhdon të sjell pamje mahnitëse të qiellit.
Ajo këtë herë ka kapur pamje të mjegullnajës së Orionit nëpërmjet teleskopit Slooh me aparaturë gjysmë metre.
Mjegullnaja e Orionit
Yjësia e Orionit është një plejadë që gjendet në ekuatorin qiellor dhe është e dukshme nga e gjithë bota.
Rripi i Orionit janë yjet më të spikatura dhe më të njohura në qiellin e natës. Emri i këtij konstelacioni rrjedh nga mitologjia greke, sipas një gjuetari gjigant dhe të fuqishëm.
Në këtë yjësi gjendet edhe mjegullnaja të ndryshme si: Nebula e Ndritshme në Orion M42, Koka e Kalit, Running Man M43 etj./Motilokal.com