Rritja e nivelit të detit nga shtresat e akullit ndjek skenarin më të keq të ndryshimit të klimës

Rritja e nivelit të detit nga shtresat e akullit ndjek skenarin më të keq të ndryshimit të klimës

Shkrirja e akullit në Grenlandë dhe Antarktidë po rritet me shpejtësi, duke ngritur edhe nivelin global të detit me 1.8 cm që nga vitet 1990 dhe po shihet si një gjendje alarmante nga shumë ekspertë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC).

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Leeds dhe Instituti Meteorologjik Danez, nëse këto norma vazhdojnë, shtresat e akullit pritet të rrisin nivelin e detit për 17 cm të tjera do të ekspozojnë rreth 50 milionë njerëz në përmbytjet vjetore bregdetare në të gjithë botën nga mesi i shekullit.

Meqenëse shtresat e akullit janë monitoruar për herë të parë nga sateliti në vitet 1990, shkrirja e akullit në Antarktidë ka rritur nivelet globale të detit me 7.2 mm, ndërsa Grenlanda ka kontribuar më 10.6 mm. Dhe matjet e fundit tregojnë se oqeanet e botës tani po rriten me 4 mm çdo vit.

"Megjithëse kemi parashikuar që akullnajat do të humbnin sasi akulli për shkak të ngrohjes së oqeaneve dhe atmosferës, shkalla me të cilën ato po shkrihen është përshpejtuar më shpejt sesa mund të imagjinonim", tha Dr. Tom Slater, një studiues në Qendrën për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Universiteti i Leeds.

"Shkrirja po tejkalon modelet e klimës që ne përdorim për të na drejtuar dhe ne jemi në rrezik dhe duhet që përgatitëmi për rreziqet që paraqiten nga ngritja e nivelit të detit ."

Dr. Anna Hogg, bashkëautore e studimit tha: "Nëse humbjet e akullit vazhdojnë të ndjekin skenarët e ngrohjes së klimës në rastin më të keq, ne duhet të presim një ngritje prej 17 cm të nivelit të detit vetëm nga shtresat e akullit. Kjo është e mjaftueshme për të dyfishuar frekuencën e përmbytjeve të stuhive në shumë prej qyteteve të mëdha bregdetare në botë".

Deri më tani, nivelet globale të detit janë rritur në pjesën më të madhe përmes një mekanizmi të quajtur zgjerimi termik, që do të thotë se vëllimi i ujit të detit zgjerohet ndërsa nxehet. Por në pesë vitet e fundit, shkrirja e akullit nga shtresat e akullit dhe akullnajat e maleve ka tejkaluar ngrohjen globale si shkakun kryesor të ngritjes së niveleve të detit.

Dr. Ruth Mottram, bashkautorë i studimit tha: "Nuk janë vetëm Antarktida dhe Grenlanda që po shkaktojnë ngritjen e ujit. Në vitet e fundit, mijëra akullnaja më të vogla kanë filluar të shkrihen ose zhduken krejt, siç pamë me akullnajën Ok në Islandë, e cila u shpall "e vdekur" në vitin 2014. Kjo do të thotë që shkrirja e akullit tani është marrë si kontribuuesi kryesor i ngritjes së nivelit të detit."/Motilokal.com