Ndriçimi mahnitës polar mbi qiellin e Finlandës

Ndriçimi mahnitës polar mbi qiellin e Finlandës

Finlanda është një vend fantastik për sa i përket shfaqjes së agimeve polare ose siç njihen ndryshe Aurora Boreale.

Ato japin një spektakël shumë të bukur që të lënë pa frymë. Vazhdimisht qielli pikturohet nga dritat vezulluese të Aurorës. Me ngjyrat të mrekullueshme gjelbër, vjollcë dhe të bardhë, duke ndriçuar qiellin e natës mbi Lapland të Finlandës nga e Premtja e deri të Shtunën (27-28 Shtator).

Fenomeni është rezultat i përplasjeve midis grimcave të ngarkuara elektrike nga dielli që hyjnë në atmosferën e tokës.

Redaktori i revistës së udhëtimeve "All About Lapland" Alexander Kuznetsov, i cili filmoi shfaqjen e dritave shumë ngjyrësh, tha se dritat veriore ishin të dukshme pas perëndimit të diellit të Premten dhe shpejt arritën nivelin e stuhisë, duke u ndezur në të gjithë qiellin.

Kuznetsov tha se dritat veriore rrotulloheshin dhe lëviznin magjishëm në qiell për shumë orë dhe se ishte stuhia më e mirë e ashtuquajtur aurora që kishte parë që nga shtatori i vitit 2017.

Fenomeni njihet si aurora borealis, ose dritat veriore, në hemisferën veriore dhe si aurora australis, ose dritat jugore, në hemisferën jugore.

Pavarësisht kësaj, Aurora është një shfaqje e programueshme. Ngjyrat shfaqen në shumë forma, që nga retë e shpërndara e deri tek harqet, rripat e dritës, shirita ngjyrash polare, perde të valëzuara, apo rreze vezulluese që ndriçojnë qiellin me një shkëlqim të mbinatyrshëm. /Motilokal.com