Rikthehen kroçerat në Portin e Durrësit ‘LA BELLE DE L’ADRIATIQUE’ sjell turistët e parë për këtë vit

Rikthehen kroçerat në Portin e Durrësit ‘LA BELLE DE L’ADRIATIQUE’ sjell turistët e parë për këtë vit

Në portin e Durrësit u ankorua kroçera e parë e këtij viti, e cila ka sjell 44 turistë francezë.

“La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit e cila ka mbërritur në qendër të portit më të madh të vendit.

Anija turistike me gjatësi 110 metra u ankorua në molin 5 të portit.

Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë do të vijojnë më pas me automjete drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.

Një pjesë e tyre parashikohet të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve shëndetësore si dhe ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portal./Motilokal.com