‘Huawei’ dhe ‘Voicewise’ identifikojnë COVID-19 përmes zërit

‘Huawei’ dhe ‘Voicewise’ identifikojnë COVID-19 përmes zërit

Gjiganti i teknologjisë “Huawei” dhe “Voicewise”, nga i Universitetit “Tor Vergata” i Romës, kanë nisur një projekt-pilot për hulumtimin të bioshmarkerëve të zërit për infeksionin COVID-19 përmes Inteligjencës Artificiale.

Studimi klinik lindi me qëllimin për të verifikuar mundësinë e identifikimit të infeksionit COVID-19 përmes analizës së mostrave të zërit, duke përdorur algoritme të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga “Voicewise”.

Kjo analizë synon gjithashtu "matjen" e nivelit të ashpërsisë së infeksionit si dhe monitorimin e ecurisë së tij, madje edhe në fazën e shërimit pas daljes nga spitali ose tek pacientët në izolim në shtëpi.

Prova klinike për të diagnostikuar dhe monitoruar infeksionin u aktivizua në Spitalin Castelli në Romë, në Parkun Teknologjik Technoscience në Latina dhe në Poliklinikën e Fondacionit San Matteo në Pavia.

Në mbështetje të projektit, “Huawei Italia” siguroi pajisjet mobile të nevojshme për eksperimentimin.

Telefonat inteligjentë dhe tabletët “Huawei” janë në fakt mjetet për të lejuar, përmes përdorimit të aplikacionit në internet të zhvilluar nga “Voicewise”, për të regjistruar dhe përvetësuar zërat e pacientëve në repartet COVID, duke eliminuar çdo rrezik të kontaktit me pacientin./Motilokal.com