Ministria e Shëndetësisë: 116 raste të reja dhe 150 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 116 raste të reja dhe 150 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën në lidhje me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 116 raste të reja me Covid-19, ndërsa pesë qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Aktualisht në dy spitalet e Covid po marrin mjekim 189 pacientë, ku 20 prej tyre janë në terapi intensivë dhe tetë të tjerë janë të intubuar.

Listës së të shëruarve i janë shtuar 150 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5732, që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë nga Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve në këtë komunikim të përditshëm për t’ju informuar mbi situatën epidemiologjike në vend, duke ju kujtuar rëndësinë që ka zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare

I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale 65340

Raste pozitive 9844

Raste të shëruara 5732

Raste Aktive 3811

Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2068

Durrës 472

Shkodër 288

Lezhë 195

Korçë 136

Kukës 133

Elbasan 129

Vlorë 122

Fier 121

Berat 75

Dibër 38

Gjirokastër 34

/Motilokal.com