Aktivistët për mbrojtjen e natyrës gjejnë shkelje ligjore të bëra në Parkun e Mirushës, kërkojnë të mbrohet Mirusha

Aktivistët për mbrojtjen e natyrës gjejnë shkelje ligjore të bëra në Parkun e Mirushës, kërkojnë të mbrohet Mirusha

Pothuajse për disa javë nuk ka rrjedhur asnjë pikë ujë nëpër ujëvarën e Mirushës. Edhe përkundër reshjeve të mëdha të shiut, mungesa e ujit në Ujëvarën e Mirushës është shumë shqetësuese dhe e frikshme për dëmet që ka shkaktuar për gjallesat brenda dhe përreth saj.

Pas lajmit për ndërprerjen rrjedhën e ujit në Ujëvarën e Mirushës ka aktivizuar disa organizata jo qeveritare, aktivistë për mbrojtjen e natyrës të cilët kanë gjetur disa shkelje dhe lëshime ligjore që janë bërë në Parkun “Ujëvara e Mirushës”.

Po ashtu për çështjen e Mirushës është mbajtur edhe një takimi të organizuar nga Qytetarët Aktivë dhe Kosova Wildlife Care. Tema e diskutimit ishte “Mbrojtja e Parkut-Ujëvarave të Mirushës”.

Çështja e parë, e cila u shtrua në këtë debat ishte ajo e një dige të ndërtuar në shtratin e lumit Mirusha dhe një liqeni të vogël artificial të krijuar prej saj në vitet 2006-2007 dhe ndikimi i saj eventual në mjedis.

Në këtë takim është diskutuar edhe për hapat që duhet të ndërmerren që të mbrohet Ujëvara e Mirushës, si njëri ndër parqet kombëtare më të rëndësishme në Kosovë

Shkeljet dhe lëshimet ligjore që kanë hasur ata janë:

1. Diga në Malishevë nuk ka leje komunale dhe as mjedisore dhe qëllimi i ndërtimit sipas përfaqësuesit të Komunës së Malishevës është për sportin rekreativ të peshkimit dhe ndikon në sasi të vogël në humbjen apo thatësinë e ujit në Ujëvarat e Mirushës. Mirëmbajtja e kësaj dige është në gjendje te keqe.

2. Shëtitorja përgjatë rrjedhës në Lumin Mirusha nuk ka leje Komunale por një leje mjedisore nga Ministria dhe nuk kemi marrë përgjigje me çfarë standarde apo kritere është marrë për bazë ndërtimi i shëtitores prej 8-10m gjerësi duke pas parasysh që i përket kategorisë ”Monument Natyror”.

Për çfarë arsye nuk është shfrytëzuar shtegu ekzistues prej 2m që i plotëson standardet Ndërkombëtare për shtigje. Pra ndërtimi i kësaj shëtitore nuk ka përfillur rregulloret e shtigjeve dhe shëtitoreve në zonë të mbrojtur dhe zonë të veçantë si baze do duhej të kishin shtigjet në Parkun e Gërmisë.

4. Ujërat e zeza një ndër problematikat kryesore të lumenjve dhe liqeneve në Kosovë, si dhe mungesa e standardeve të rregullimit të shtretërve të lumenjve, nga ky takim kuptuam që qeveria me gjithë komunat nuk kanë ndonjë plan adekuat që përmbush standardet e rregullimit të shtretërve të lumenjve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Hapat që do të ndiqen janë:

1. Do të kërkohet nga të gjitha institucionet qeveritare dhe komunave, të kemi qasje në gjithë dokumentacionin për digën dhe shëtitoren.

2. Do të kërkohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit ne Komunën e Klinës plan projektin dhe dokumentacionin për projektin infrastrukturor ne Parkun e Ujëvarës së Mirushës, që ka koston prej 384 mijë eurosh dhe financohet nga Ministria. Ky plan duhet te analizohet dhe mbikëqyret nga qytetaret dhe aktivistet e Mjedisit.

3. Ne do të kërkojmë nga të gjitha Institucionet përkatëse si dhe dy Komunat që i takojnë Parkut Mirusha qasje në të gjitha dokumentet për ndërtimet që janë bërë dhe do të bëhen në Parkun Mirusha.

4. IUCN - International Union for Conservation of Nature do të njoftohet për këto shkelje, duke marrë parasysh qe Ujëvarat e Mirushës është në mbrojtjen e saj.

Pjesëmarrës në Panel: Flutra Zymi OJQ ”Qytetarët Aktivë”. Albert Krasniqi OJQ “Kosova Wildlife Care”. Nazmi Hasanramaj OJQ “Klubi Alpin Prishtina” Fabian Tenche “WWF”; Ali Sefaj “Agjencioni Për Mbrojtjen e Mjedisit”; Ardian Nrecaj nga “Grupi për mbrojtjen e Ujërave dhe Mjedisit” Përfaqësues nga Komuna e Klinës Ibër Elezaj dhe Dardan Bashota.

Pjesëmarrësit Online: Krenare Salihu “WWF”; Përfaqësues nga Komuna e Malishevës Artan Paqarizi; Burim Buzhala “Klubi Bjeshkatar Malisheva”; Rexhë Morina OJQ “Edukimi i Qëndrueshëm për Mjedisin”

Mbështetësit e kësaj nisme: Lule Pashku Juriste. Fatos Katallozi OJQ “Audoor Kosova”. Elza Ramadani OJQ “Fondacioni Për të Drejtat e Kafshëve”. Fatos Lajçi OJQ “Era Grup”./Motilokal.com