Koha për plazh nuk ka mbaruar, mot i kthjellët e me diell sot dhe fundjavë në Shqipëri

Koha për plazh nuk ka mbaruar, mot i kthjellët e me diell sot dhe fundjavë në Shqipëri

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot kryesisht i kthjellët e me diell, ndërsa me vranësira kalimtare në relievet malore.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 18 deri në 28 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 28 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 30 °C./Motilokal.com