Borë në vjeshtë – zbardhën disa pjesë të SHBA-ve

Borë në vjeshtë – zbardhën disa pjesë të SHBA-ve

Jo vjeshta por dimri ka trokitur në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Shërbimit Kombëtar për Parashikimin e Motit në Amerikë, një stuhi dimri në kohën e vjeshtës ka goditur vendin në mëngjesin e sotëm, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur që prej vitit 1934.

Reshjet e borës kanë filluar të bien kryesisht në veri në shtetin e Montanas dhe veriperëndim të vendit, ndërsa pritet që të zbresin edhe në jug.

Këto reshje janë befasi për të gjithë e sidomos për vozitësit të cilët nuk kanë qenë të përgatitur me goma dimri dhe mund të ketë edhe shumë aksidente. Por nga njoftimet nuk është raportuar për persona të lënduar apo viktima. Temperaturat vazhdojnë të ulen pasi reshjet e borës vazhdojnë të bien ende.

Një video e publikuar nga Aaron Jayjack, tregon se stuhi të hershme dimri të filmuara në Shtetin e Montanas. /Motilokal.com

Image result for snow in montana